RRETH PROJEKTIT TONË
Një vend për të jetuar, një komunitet për t’u ndjerë pjesë e tij.
Zambaku Residence është më shumë se një kompleks banimi. Është një koncept jetese bashkëkohor
i ndërtuar mbi funksionalitetin dhe elegancën.
Në zemër të Prizrenit, ky projekt sjell një kombinim unik mes qetësisë së natyrës dhe aksesit urban, duke krijuar një ekuilibër të përsosur për familjet dhe individët modernë.
Misioni ynë
Është të ndërtojmë një komunitet që banorët e quajnë shtëpi, një mjedis të harmonizuar
me natyrën dhe ritmin urban. Fokusohemi në krijimin e hapësirave banimi që tejkalojnë pritshmëritë
përmes arkitekturës moderne, materialeve cilësore dhe standardeve të larta ndërtimi. Çdo detaj është
menduar me kujdes për të sjellë bukuri, komoditet dhe përvojë banimi të qëndrueshme.
Vizioni ynë
Të bëhemi zgjedhja e parë për banim dhe investim në Prizren, duke ndërtuar një emër që lidhet gjithmonë me besim, cilësi dhe përkushtim. Ne synojmë të ofrojmë banesa që nuk janë vetëm hapësira jetese, por vende ku krijohen kujtime dhe ndërtohet një jetë me standarde më të larta. Çdo apartament është projektuar për të reflektuar komoditetin modern, estetikën bashkëkohore dhe sigurinë që çdo familje meriton.
cilësi
punojmë me materiale të mira dhe profesionistë të kualifikuar.
dizajn modern
banesa me pamje dhe organizim bashkëkohor.
siguri
një lagje e qetë dhe e mbrojtur për familjen tuaj.
besueshmëri
ajo që premtojmë, e realizojmë.
përkushtim
punojmë me zemër që t’i kalojmë pritshmëritë tuaja.
integritet
ndershmëri dhe transparencë në çdo hap.
historia jonË
ZAMBAKU Residence është rezultat i vizionit dhe përkushtimit të PRO DON CONSTRUCTION, një kompani me përvojë të konsoliduar në industrinë e ndërtimit dhe me standarde të dëshmuara në realizimin e projekteve banesore moderne. E ndërtuar mbi ekspertizën profesionale të fituar ndër vite, përfshirë edhe përvojën ndërkombëtare në tregun e Kanadasë, kompania sjell në Prizren një projekt që reflekton cilësi të lartë ndërtimi, organizim të mirëfilltë dhe respektim të plotë ndaj standardeve bashkëkohore.
Pas suksesit të kompleksit banesor AVANTI Residence, i ndërtuar po ashtu nga PRO DON CONSTRUCTION, Zambaku Residence vjen si vazhdimësi natyrale e këtij angazhimi, duke ngritur edhe më tej nivelin e cilësisë, funksionalitetit dhe komoditetit për banorët e ardhshëm. Përvoja e fituar në AVANTI Residence ka shërbyer si bazë e fortë për zhvillimin, të konceptuar me kujdes dhe vizion afatgjatë.
Që nga fazat e para të projektimit, qëllimi ka qenë i qartë: të ofrohet më shumë se një banesë – një hapësirë jetese ku arkitektura, funksionaliteti dhe komuniteti ndërthuren në harmoni, dhe ku cilësia e jetës është prioritet absolut. Qasje profesionale ka bërë që Zambaku Residence të pritet me interes të lartë dhe të fitojë besimin e klientëve që në fazat e para të zhvillimit.
ÇFARË E BËN ZAMBAKU RESIDENCE TË VEÇANTË?
ARKITEKTURË MODERNE DHE FUNKSIONALE
APARTAMENTE TË NDRIÇUARA, TË PROJEKTUARA ME KUDES PËR REHATI MAKSIMALE DHE ESTETIKË BASHKËKOHORE.
BE REFLECTED
Every day in Zambaku is anything but routine. Residences, from cozy studios to spacious five-bedroom apartments, offer a canvas for life's greatest chapters. Whether you're writing a love story, heroic poem, or family saga, ZAMBAKU provides the perfect setting.
LIVING AREA RANGE
28-160 m2
LIVING AREA RANGE
28-160 m2
LIVING AREA RANGE
28-160 m2
jeni tË interesuar pËr projektin tonË ?
NA KONTAKTONI
Çdo hap drejt një shtëpie të re nis me një bisedë. Kontaktoni sot për të zbuluar më shumë mbi Zambaku Residence.
Le të Lidhim Vizionin me Realitetin
Kujdes i plotë për makinën tuaj
Parkingu nëntokësor, me kapacitet për 383 automjete, përfshin 3 autolarje dhe një pompë ajri për goma.
VENDPARKIME
168
AUTOLARJE
3
Depo
141